Këto janë disa mënyra për t’u mbrojtur nga djersitja e tepërt NULL NULL 30.07.2021 15:10 30.07.2021 15:10 Këtu janë disa mënyra të thjeshta të cilat njerëzit mund të aplikohen gjatë sezonit të verës për t’u mbrojtur nga djersitja e tepëërt. Përveç sikletit, djersitja shkakton një mori çështjesh të tjera si skuqje në lëkurë, erë dhe një ndjenjë të akullit,shkruan The Indian Express, transmeton Klankosova.tv. Rutuja Yadav, një krijues i modës dhe bukurisë në Trell, ndan disa mënyra të thjeshta të cilat ju mund ti përdorni: Përdorni një sapun antibakterial: Në vend që të përdorni një sapun aromatik, zgjidhni një sapun antibakterial. Një sapun antibakterial mund të ndihmojë në vrasjen e mikrobeve dhe të mbrojë lëkurën nga bakteret. Mos vishni rroba të ngushta: Veshja e rrobave të ngushta nuk do ta lejojë lëkurën tuaj të marrë frymë, prandaj duhet të zgjidhni rroba të lehta, të ajrosura dhe të lira si pambuku. Përdorni vajra esenciale: Hidhni 2-3 pika vaj esencial të livandos gjatë larjes ju ndihmon të qëndroni të freskët dhe të keni erë të këndshme. Vaji esencial ndihmon në kontrollimin e djersës dhe aromës së trupit. 4. Shikoni çfarë hani: Shmangni ngrënien e ushqimeve pikante. Konsumoni ushqim të shëndetshëm si sallatat dhe perimet. Shmangni edhe pirjen e kafesë. Gjëja më e rëndësishme, sidoqoftë do të ishte të pini ujë pasi ju mban të hidratuar.