Këto ishin 120 minutat e fundit të Kroosit NULL NULL 05.07.2024 20:51 05.07.2024 20:51 Mesfushori gjerman, Toni Kroos, luajti sot 120 minutat e tij të fundit si futbollist profesionit. Kjo pasi Kroos tashmë e ka njoftuar tërheqjen nga futbolli pas përfundimit të Euro 2024. Për Gjermaninë, sonte përfundoi rrugëtimi në Euro 2024, pasi u mposht nga Spanja me rezultat 2-1, njofton Klankosova.tv. Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë ishte më dramatikja e këtij Euro 2024, ku fituesi u përcaktua tek në minutën e 119-të, ku për Spanjën shënoi Merino. Kroos është cilësuar si njëri nga mesfushorët më të mirë në histori të futbollit, ku padyshim që adhuruesve të futbollit do t’i mungojë magjia me topin e dhuruar prej tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.