Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këtë muaj rihapet kinemaja e parë në Arabinë Saudite

NULL NULL
04.04.2018 21:37

Kinemaja e parë e Arabisë Saudite do të hapet për herë të parë pas 35 vjetësh më 18 prill në Riad, kryeqytetin e këtij shteti.

Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet e këtij vendi të mërkurën, pasi që arritën marrëveshje me AMC Entertainment Holdings që t’i hapë mbi 40 kinema në pesë vjetët e ardhshëm.

Mbretëria thellësisht konservative myslimane kishte pasur disa kinema në të 1970-tat, por klerikët e saj të fuqishëm arritën që t’i mbyllin, duke reflektuar influencën në rritje islamiste përgjatë rajonit të Arabisë atëbotë.

Por qeveria tha vitin e kaluar se do ta hiqte ndalesën si pjesë të reformave ambicioze sociale dhe ekonomike të shtyra nga princi Mohammed bin Salman.

Ai aktualisht po bën një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kërkuar investime në mënyrë që ta zgjerojë ekonominë, dhe ta zvogëlojë varësinë e saj në naftë.

lajme të ngjashme