Këtë javë xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës, përballje interesante në basketboll NULL NULL 02.04.2026 17:32 02.04.2026 17:32 Këtë javë zhvillohet xhiroja e parafundit e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë. Xhiroja e parafundit do të ketë disa përballje interesante, aty ku Trepça do të jetë mysafirë i Rahovecit 029, ndërsa KB Bashkimi do të jetë nikoqir i KB Pejës, shkruan KlanKosova.tv. Kujtojmë që lider i Procredit Superligës së Kosovës, është Trepça e ndjekur nga Bashkimi, Bora dhe Peja. Të gjitha duelet transmetohen drejtpërdrejt në platformën “Artmotion” në kanalin sportiv “Sport 2”.