Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këtë javë pritet të ndërmerren hapat drejt formimit të Qeverisë së re

NULL NULL
20.04.2020 08:24

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se këtë javë do do t’i ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka treguar se Qeveria e re do të jetë me legjitimitet të plotë nga Parlamenti, e aftë për ta luftuar përhapjen e Covid-19 dhe për t’i shërbyer popullit, njofton Klan Kosova.

“Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për ta forcuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian ndaj Kosovës”.

Për këtë postim Presidenti Hashim Thaçi e gjeti mbështetjen tek i përzgjedhuri special i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili ka shtuar se porsa të hiqet taksa dhe masa e reciprocitetit, menjëherë do të fillojë dialogu në mënyrë intensive.

“Pasi të bien tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me zell. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë”.

Këto deklarime u kundërshtuan nga pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. I pari me reagim ishte zëvendëskryeministri Haki Abazi i cili tha se Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të veprojë si mbret i Kosovës.

“Nuk mundet Thaçi të negociojë lirinë e tij me fatin e shtetit”.

“Jemi shumë,jemi bashkë, jemi në të drejtë dhe jemi të pathyeshëm në mbrojtjen e demokracisë, pavarësisë, territorit dhe kushtetutës së vendit”.

Reagim pati edhe nga Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, e cila ka thënë se ndoshta Richard Grenell nuk është në dijeni, por tarifat prej 100 për-qind tashmë janë të hequra nga Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin.

“Ndoshta gjë e re për të, por tarifat janë hequr nga Qeveria në detyrë dhe Kryeministri i saj Albin Kurti”.

“Nëse dikush është i interesuar të udhëheqë një dialog, ai/ajo mund të fillojë me Qeverinë e Kosovës në çdo kohë. Nuk ka nevojë ta rrëzosh atë në një krizë pandemike”.

Kujtojmë se që nga mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti që u mbështet nga 82 deputetë më 25 mars 2020, Presidenti Hashim Thaçi ia ka kërkuar emrin e mandatarit Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar për ta formuar Qeverinë e re. Mirëpo Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që të kalojë situata e krijuar nga Covid-19 dhe më pas vendi të shkojë në zgjedhje.

klankosova.tv

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.