Këta janë kundërshtarët e Shqipërisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian NULL NULL 09.10.2022 13:27 09.10.2022 13:27 Kombëtarja e Shqipërisë është renditur në grupin E në kualifiikimet për Kampionatin Evropian. “Kuq e zinjtë” në këtë grup do të jenë përballë Polonisë, Çekisë, Ishujve Faroe dhe Moldavisë. Në shortin e hedhur në Frankfurt të Gjermanisë, Shqipëria ishte në vazon e tretë. Ndeshjet për kualifikimet në “EURO 2024”, do të luhen nga muaji mars i vitit 2023. Kampionati Evropian do të luhet në Gjermani.