Këta janë dy të arrestuarit të dyshuar për vrasjen në Gjilan NULL NULL 12.11.2024 21:34 12.11.2024 21:34 Arrestim nga Policia e Kosovës. Foto ilustruese nga AP Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në Gjilan më 7 korrik. Klankosova.tv, nga burime brenda institucioneve të sigurisë, ka mësuar se të dyshuarit e arrestuar janë Valmir Salihu, i njohur me nofkën “Tita” dhe Florian Mitev. Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 7 nëntorit në Gjilan – Klan Kosova Ata dyshohen për vrasjen e Sokol Osmanit në Gjilan më 7 korrik. Dyshja, sipas Policisë, janë dorëzuar te organet e rendit. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.