Këta janë brazilianët që e kanë ftesën e garantuar në Kupën e Botës NULL NULL 07.02.2026 14:06 07.02.2026 14:06 Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur emrat që e kanë të garantuar vendin në Kupën e Botës. Natyrisht, këta lojtarë pritet të grumbullohen në rast se nuk pësojnë ndonjë dëmtim deri në verë. Duke nisur nga porta, të cilën e ka zaptuar Alissoni i Liverpoolit, e deri te Raphinha në sulm, Ancelotti, tashmë u ka dhënë siguri plot prej yjeve të skuadrës. ✅ Alisson ✅ Marquinhos ✅ Gabriel Magalhães ✅ Casemiro ✅ Bruno Guimarães ✅ Vinícius Jr ✅ Estêvão ✅ Raphinha ✅ Rodrygo ✅ Matheus Cunha ✅ Gabriel Martinelli