Kështu e pritën inaugurimin e Thaçit president fqinjët e tij në Burojë (VIDEO) NULL NULL 08.04.2016 21:07 08.04.2016 21:07 Prindërit e Hashim Thaçit i kanë mbyllur dyert e shtëpisë në Burojë, dhe janë nisur për në Prishtinë. Në kryeqytet, do të jenë pjesë e festës të të birit që ka arritur majën e karrierës politike, njofton Klan Kosova. Por, kushërinjtë e presidentit të ri të Kosovës, kanë zënë vend pranë televizorit për ta ndjekur ceremoninë. Fqinja e parë, Adilja e kujton Thaçin si të dhënë pas leximit. E një festë do të mbahet në ditët në vijim edhe në Skenderaj, qytetin që bashkë me tërë rajonin e Drenicës, i dhanë votat më të shumta Thaçit dhe partisë që e udhëhoqi deri në postin e ri. Mirëpo, nuk janë të gjithë kaq të ngazëllyer. Hashim Thaçi pas dy mandateve si kryeministër i Kosovës, nga kjo e premte, pranoi edhe zyrtarisht detyrën si president i vendit. Ai do të jetë në këtë post, për plot pesë vite. Kronikë nga Klan Kosova.