Kështu dukej Jennifer Lopez në dasmën e saj (VIDEO) NULL NULL 18.07.2022 14:06 18.07.2022 14:06 Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan të shtunën në Las Vegas, larg vëmendjes së kamerave dhe mediave. Por pos këtij informacioni për adhuruesit e çiftit nuk ishin bërë të ditura deri tani detaje tjera nga dasma. Lopez pati të veshur dy fustane, njëri nga ata ishte i stilit modern dhe tjetri klasik. “Unë e kam pasur këtë fustan për kaq shumë vite, e ruaja dhe tani po e vesh në ditën time të dasmës”, tha Lopez në një video që është shpërndarë të dielën në buletinin e saj On the JLo. Stilisti i saj i flokëve Chris Appleton gjithashtu ka publikuar një video të këngëtares me mbishkrimin. “Ndjenjat e minutës së fundit para dasmës”,ka thënë Appleton, shkruan People, transmeton KlanKosova.tv. View this post on Instagram A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1) Affleck pati të veshur një kostum ngjyrë bezhë dhe këmishë të bardhë.