Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kështu duhet t’i mbani flokët kur notoni

NULL NULL
29.07.2016 21:00

Pas dushit apo pas notit, flokët janë vërtet katastrofë dhe është e vështirë t’i sjellësh në vete.

Por nëse nuk do të qash më në të tilla raste të tmerrshme, ka disa truke, të cilat ndoshta nuk i ke aplikuar më parë dhe që mund të ta lehtësojnë punën me flokët.

Kur bëhet fjalë për not në pishinë apo në det, zgjidhja është t’i bësh flokët gërshet. Nëse nuk je e mirë për bishtaleca, kërkoja këtë mikeshave që ke afër, por mos shko asnjëherë në det pa i bërë flokët gërshet, shkruan dritare.net.

Jo vetëm për arsyen se flokët nuk do të të ngatërrohen dhe as do të të pengojnë gjatë notit, por edhe sepse, kur të dalësh nga deti dhe ta kesh shprishur gërshetin, pasi të jenë tharë flokët kanë marrë formën e butë të valëve. Çdo lloj gërsheti që di mund ta krijosh në flokë.

lajme të ngjashme