Kështu do të duken fanellat e reja të Barcelonës (Foto) NULL NULL 07.12.2018 17:42 07.12.2018 17:42 Janë publikuar fanellat e Barcelonës, që besohet të jenë për sezonin 2018/19. Ende pa përfunduar mirë sezoni aktual, tashmë në rrjetet sociale kanë rrjedhur fotot e para të fanellës së Barcelonës që pretendohet të jetë për sezonin 2018/19. Fanellat e para të cilat në sezonin e ardhshëm duhet t’i veshin Messi, Suárez e Rakitiç, do të jenë të ngjajshme me ato të kombëtares kroate. Kështu për herë të parë në historinë 120 vjeçare, Barcelona do të luajë pa vijat tradicionale të kaltër dhe të kuqe. Në kohë të njëjtë është publikuar edhe fanella e mundshme rezervë e gjigantit katalonas. Kjo fanellë do të jetë e ngjashme me atë të cilën kjo skuadër ka luajtur në vitin 1970, por edhe në sezonin 2008/09, kur e fitoi Ligën e Kampionëve.