Këshilltarja e Kurtit i reagon ambasadorit gjerman pasi tha se Kosova dhe Serbia janë në një situatë humbëse NULL NULL 13.02.2024 15:45 13.02.2024 15:45 Fëllënza Podrimja, këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit do të ishte fitimprurës. Ajo është deklaruar kështu pasi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, sot ka përmendur situatën humbje-humbje, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar një rezultati të dëmshëm për të gjithë të përfshirët. “Nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit me Aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurës! Fatkeqësisht, njëra palë, jo vetëm që e refuzon këtë, por e lufton atë në çdo front”, ka shkruar Podrimja. /Klankosova.tv. Ambasadori gjerman thotë se Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë humbëse