Ambasadori gjerman thotë se Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë humbëse NULL NULL 13.02.2024 14:27 13.02.2024 14:27 Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Foto: Jorn Rohde / X Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përmendur situatën humbje-humbje, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar një rezultati të dëmshëm për të gjithë të përfshirët. Kjo dinamikë, Rohde shkruan në platformën X, do të jetë temë e konferencës së 60-të të Sigurisë që mbahet në Mynih, transmeton klankosova.tv. ”Konferenca e Sigurisë në Mynih nis të premtën me sesionin e saj të 60-të. Temë e këtij viti: Dinamika humbje-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë? Që të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si Bashkimi Europian”. The 60th @MunSecConf begins on Friday. This year's theme: lose-lose dynamics in int politics. Doesn't that fit perfectly with what we currently see between 🇽🇰&🇷🇸? Both satisfy so far their local audiences, but don‘t get closer to common goals like the 🇪🇺.https://t.co/6Own3tbIv5 — Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 13, 2024