Këshilli i Përgjithshëm – “Presidenti” e mbledh partinë e LVV-së (VIDEO) NULL NULL 01.03.2026 12:15 01.03.2026 12:15 Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet pas pak, ku pritet të diskutohet edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit. Kështu ka bërë të ditur shefi i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi që pati dje me kreun e Partisë Demokratike, Bedri Hamzën. Kurti deklaroi se pritet të ketë edhe një propozim nga ky subjekt për shef të shtetit. Gazetari i Klan Kosova, Flamur Gajtani, po raporton drejtpërdrejt nga vendi, teksa tha se ende nuk kanë arritur të gjithë nga ky subjekt politik. “Brenda akoma nuk është mbushur me delegatët e kësaj partie, ku përfshihen deputetë nga ky subjekt dhe po ashtu edhe përfaqësues nga të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës nga ky subjekt politik”, tha ai.