Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn NULL NULL 25.09.2025 13:09 25.09.2025 13:09 Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Të hënën Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me shumicë votash propozimin e PS për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Një ditë më parë, Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak. Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.