Kërpudhat mund të parandalojnë diabetin e tipit 2 NULL NULL 17.08.2018 20:00 17.08.2018 20:00 Konsumimi i kërpudhave të njoma mund të parandaloje diabetin e tipit 2, ka treguar një studim i realizuar së fundmi. Në një testim që është zhvilluar tek minjtë, tek ata që u ushqyen me kërpudha të njoma janë rritur nivelet e baktereve në zorrë, të cilat prodhojnë glukozë. Sasia që u përdor në testim është ekuivalente me 85 gramë në ditë për njerëzit. Sipas studiuesve menaxhimi i glukozës në mënyrë më të mirë ndikon në problemet që shfaqen me diabetin dhe sëmundje të tjera të metabolizmit.