Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohet përkrahja e filmave që tregojnë historinë e Kosovës gjatë luftës (VIDEO)

NULL NULL
09.03.2016 00:22

Gëzimi ishte i madh kur kuptuan që do të jenë pjesë e Oskarit.

Kjo pasi që për herë të parë një film shqiptar u bë pjesë e garës më të madhe të kësaj fushe në botë.

Kështu filmi “Shok” që ka për personazh dy djemtë e vegjël bëri gjithë botën të flas për Kosovën.

E në fakt kjo, kjo po del si dëshmi se historitë kosovare, po pranohen shumë mirë në botë.

Kjo pasi që përveç SHOK-ut, edhe filmat tjerë të prodhuar që nga pas lufta, patën sukses.

Kështu, projektet artistike të mbështetur nga Qendra Kosovare e kinematografisë, në festivalet ndërkombëtare deri më 2015, kanë fituar 186 çmime.

Megjithatë, përkrahja institucionale për të prodhuar filma me historinë e luftës së Kosovës, nuk ka qenë e kënaqshme.

Këtë e thotë edhe dikush që punoi me filma në Hollyëood ndërsa regjisori Isa Qosja thotë se tematika e luftës duhet të jetë nëpër filmat e ri.

Por, ky e pranon se Kosova ka edhe shumë histori tjera për të treguar në film.

E buxhet po kërkohet edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në Ministrinë e Kulturës thonë se janë duke punuar dita e ditës që të rrisin buxhetin për kinematografin kosovare.

Kronikë nga Rilind Matoshi.

lajme të ngjashme