Kërkohet mirëmbajtje e trashëgimisë (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa 17.11.2022 21:09 nga Agnesa 17.11.2022 21:09 Gërmuan e studiuan arkeologjinë e Ballkanit. Ato që i gjetën, i përmblodhën në libër e organizuan Konferencë Ndërkombëtare për t’i prezantuar. Kështu studiues vendas e ndërkombëtarë, të enjten mblodhën dhjetëra pjesëmarrës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për t’i paraqitur rezultatet, njofton Klan Kosova. “Trashëgimia mund të mbetet vetëm nëse është e mirëmbajtur, sigurisht që ne mund ta bëjmë punën tonë, por kemi gjithsesi nevojë për ndihmë” tha studiuesi francez, Christophe Goddard. Nora Arapi-Krasniqi, këshilltarja e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u shpreh se mbrojtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore si mjet për promovimin e vlerave është prioritetet i Qeverisë së Kosovës. Teksa ushtruesja e detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Luljeta Plakolli-Kasumi u shpreh se konferenca të tilla shkencore për arkeologjinë janë fryt i bashkëpunimit që buron nga një traditë e gjatë e partneritetit të Kosovës dhe perëndimit. Konferenca ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit” do të vazhdojë punimet deri të shtunën.