Kërkohet implementimi i Asociacionit (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 13.12.2022 20:43 nga Flamur Gajtani 13.12.2022 20:43 Të martën ishte takimi i dytë me njërin brenda dy ditësh e me tjetrin brenda javës. Pas të hënës, kryeministri Albin Kurti priti në qeveri të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar këtë pasdite, bashkë me atë të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, të cilin e takoi edhe javën e shkuar. Pas rreth dy orë diskutimesh i pari nga takimi doli amerikani që tha se kërkoi nga nikoqiri respektimin e krejt marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Serbinë. Derisa i dërguari i BE-së, që në Kosovë erdhi një ditë më herët se që e kishte planifikuar, njoftoi se janë të përkushtuar për gjetjen e zgjidhjes pas tensioneve në veri. Përveç takimit me shefin e qeverisë Serbe, për bllokimin e situatës tha se do takojë edhe misionet ndërkombëtare. Në takimin e së martës, prezent ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.