Kërkohet 25 vjet burgim për kritikun e Kremlinit që foli kundër luftës NULL NULL 06.04.2023 23:01 06.04.2023 23:01 Vladimir Kara-Murza Prokurorët rusë i kanë kërkuar një gjykate të Moskës që të dënojë kritikun e Kremlinit Vladimir Kara-Murza me 25 vjet burg për vepra penale që përfshijnë tradhti, përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse dhe lehtësimin e aktiviteteve të një organizate të padëshirueshme, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti. “Sot pati një debat… prokurori kërkoi 25 vjet burg”, tha avokatja e të akuzuarit. Kara-Murza, avokati i shquar i të drejtave të njeriut dhe kritik i Kremlinit, është burgosur në Moskë për gati një vit pasi foli kundër luftës në Ukrainë. Ai ka qenë kritik ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe u ka mbijetuar dy helmimeve. Në mars 2022, Kara-Murza foli para Dhomës së Përfaqësuesve të Arizonës kundër luftës dhe në një intervistë me CNN në prill 2022, e quajti qeverinë e Putinit “një regjim vrasësish”. Ai u arrestua menjëherë pas kësaj për “mosbindje ndaj urdhrave të zbatuesve të ligjit”. Seanca e së enjtes u mbajt në Gjykatën e Qytetit të Moskës me dyer të mbyllura, pasi çështja u quajt “tepër sekrete”. Në mars, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një numri individësh rusë të lidhur me ndalimin arbitrar të Kara-Murza-së dhe bënë thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025