Kërkohet paraburgim për ortopedin, dyshohet për marrje ryshfeti NULL NULL 05.09.2023 14:42 05.09.2023 14:42 Organi i akuzës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj mjekut, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj. “Lidhur me këtë çështje penale, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj S.D., për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së|. tha Ulaj për Klankosova.tv Ortopedi S.D, u arrestua gjatë ditës së djeshme. Ai dyshohet për marrje ryshfeti.