Kërkime masive për nëndetësen e zhdukur në veri të oqeanit Atlantik NULL NULL 20.06.2023 11:47 20.06.2023 11:47 Oqeangate Një përpjekje masive e kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar në Atlantikun e Veriut pasi ka humbur një nëndetëse e me turistë, derisa ishin duke shkuar për të parë disa pjesë të anijes së fundosur, Titanik. Nëndetësja “Polar Prince” e ka humbur kontaktin me ekuipazhin e nëndetëses “Titan” një orë e 45 minuta pas zhytjes së saj. Roja Bregdetare e ShBA-së vlerësoi se nëndetësja kishte oksigjen emergjent nga 70 deri në 96 orë, duke filluar numërimin nga ora 17:00 e së hënës. Kompania turistike “OceanGate” deklaroi se janë duke i përdorur të gjitha opsionet për të rikthyer ekuipazhin në mënyrë të sigurt dhe agjencitë qeveritare i janë bashkuar operacionit të shpëtimit. Në bord të anijes thuhet se ishin pesë personave,deri më tani janë konfirmuar tre prej tyre, Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar dhe një biznesmen pakistanez Shahzada Daëood dhe djali i tij, Suleman Dawood. Vendi ku turistët u nisën për vizitë është 600 kilometra larg nga bregu i Neëfoundland, dhe shtrihet në dy pjesë. Një zhytje e plotë në rrënoja të Titanikut, duke përfshirë zbritjen dhe ngjitjen, thuhet se zgjat tetë orë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.