Kërcënimi me viza: Macron është “bossi”, duhet të dëgjohet (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 29.08.2023 20:11 nga Flamur Gajtani 29.08.2023 20:11 Paralajmërimet e një dite më parë, nga numri një i Francës, nuk duhet kaluar veç si fjalim. Deklaratat e Emanuel Macron kur tha që në rast se Kosova e Serbia nuk plotësojnë kërkesat e Bashkimit Evropian, të dyjave t’u hiqet liberalizimi i vizave, po kërkohet të merren shumë seriozisht. Kjo bazuar në rëndësinë që ka ky shtet në vendimmarrjen e unionit, njofton Klan Kosova. Rolin e Parisit zyrtar në BE e thekson edhe Edon Cana, ish-konsull kosovar në Paris, që druan se veç vizave Kosova mund të pësojë edhe më. Sipas tij, qeveria duhet lëvizur në drejtimin për të evituar izolimin e mëtejmë të vendit. Një reflektim të ekzekutivit karshi kërkesave të Brukselit po shihet i domosdoshëm. Në këso rrethana, po vlerësohet shteti kosovar në fund të fundit është ai që pëson më së shumti nga këto zhvillime.