Këpucët nga “Sex and The City” pas 20 vjetësh ende në trend NULL NULL 28.05.2018 11:30 28.05.2018 11:30 6 qershori do të shënojë 20 vjet që kur u transmetuar episodi i parë i serialit “Sex and The City”. Kanë kaluar dy dekada që kur u dashuruam në personazhet e këtij seriali, aktrimin, ngjarjet që shfaqeshin si dhe dukjet përplot stil. Kur e mendojmë këtë serial na kujtohet Carrie Bradshaw, rolin e së cilën e kishte luajtur Sarah Jessica Parker, duke ecur me take nëpër rrugët e Manhattan. Pikërisht këto dukje, në veçanti këpucët, na kanë bërë për vete tek ky personazh. E mira e kësaj është që stilet dhe dizajnet që i kemi parë tek Carrie janë në trend edhe pas 20 vjetësh. Që të kompletoni një dukje njujorkeze merrni ca këshilla pikërisht nga vajzat e “Sex and The City”. Më poshtë ju sjellim këpucët që i kemi parë këtu dhe ende janë në trend.