Keniani Eliud Kipchoge thyen rekordin botëror dhe personal në Maratonën e Berlinit (VIDEO) NULL NULL 25.09.2022 15:52 25.09.2022 15:52 Keniani Eliud Kipchoge theu rekordin e tij personal dhe botëror, pasi doli i pari në Maratonën e Berlinit, duke vrapuar 42 kilometra në kohë rekord prej dy orë e një minutë e nëntë sekonda. Kipchoge, nër vitin 2018 kishte vendosur rekord prej dy orë e një minutë e 39 sekonda, në po të njëjtën maratonë. 37-vjeçari dhe dy herë kampion olimpik, fitoi për herë të 15-të në 17 maratona në karrierë, raporton NCBSports, transmeton Klankosova.tv. Para Kipchoge, rekordi botëror ishte dy orë e dy minuta e 57 sekonda- i vendosur nga keniani Dennis Kimetto, më 2014. Synimi i ardhshëm i Kipchoge është të bëhet vrapuesi i parë që fiton tre tituj olimpikë në maratonën e Parisit më 2024.