Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këngëtarja serbe vishet me fustan nga stilistja kosovare, Albina Dyla (FOTO)

NULL NULL
07.11.2022 10:39

Këngëtarja Jelena Karleusa, e cila veten e quan “Mbretëreshë e Serbisë”, së fundmi derisa ka marrë pjesë në një eveniment në shtetin fqinj është veshur me një fustan të krijuar nga disenjatorja kosovare, Albina Dyla, njofton Klankosova.tv.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jelena Karleuša (@karleusastar)

Fustani i Karleuses kshte ngjyrë të bardhë me bisht të gjatë dhe prerje strikte, ndërsa pjesa e përparme ishte pothuajse e hapur e kombinuar me nuancat e ngjyrës nudë, njofton Klankosova.tv.

Artistja serbe i ka ndarë imazhet nga eventi me më shumë se 2 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa nuk ka hezituar ta etiketojë Albina Dylën si stiliste të fustanit.

Jelena Karleusa njihet për personalitetin e saj kontrovers, ndërsa është mbase e vetmja artiste serbe që posedon reputacion në të gjithë Ballkanin e që ka shprehur admirim për këngëtarët shqiptarë. Në një intervistë të dhënë kohë më parë për Prive, ajo ka theksuar se “shqiptarët po dominojnë botën në muzikë”.

lajme të ngjashme