Këngëtarja Bajrami emocionon, rrëfen për diplomimin e fëmijës së parë me autizëm në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 02.04.2026 09:26 02.04.2026 09:26 Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, në studion e “Ora 7” u diskutuan sfidat me të cilat përballen familjet që rrisin fëmijë me autizëm. Mes të ftuarve, këngëtarja Arta Bajrami solli një shembull frymëzues, duke përmendur suksesin e Joni Thaçit, djalit të aktivistes Valbona Shala-Thaçi. Sipas saj, ai është diplomuar në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, duke u bërë fëmija i parë me autizëm në Kosovë që arrin këtë sukses. “Si shembull konkret e kemi djalin e Valbonës, Jonin, i cili dje pati koncertin solistik dhe u diplomua, duke u bërë i pari fëmijë me autizëm në Kosovë që përfundon shkollën e muzikës. Kjo është meritë e familjes që ka punuar intensivisht dhe e ka pavarësuar”, tha Bajrami. Në panel u theksua se përkrahja familjare dhe angazhimi i vazhdueshëm janë kyç në zhvillimin dhe integrimin e fëmijëve me autizëm, ndërsa u kërkua më shumë mbështetje edhe nga institucionet. Ndiqni diskutimin e plotë: