Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këngëtari britanik rehaton një familje ukrainase në Angli, ia paguan qiranë dhe faturat

NULL NULL
18.10.2022 13:13

Rod Stewart ka strehuar një familje ukrainase me shtatë anëtarë dhe u ka premtuar se do të paguajë qiranë dhe faturat e tyre një vit pasi ata kanë ikur nga atdheu i tyre i shkatërruar nga lufta.

Këngëtari legjendar britanik ka ndihmuar burrin dhe gruan Rostyslav dhe Olena, dhe fëmijët e tyre, Taras, Kostya, Roman, Mariia dhe Dymtro, të fillojnë një jetë të re në Angli duke iu gjetur shtëpi në Berkshire, duke ua mobiluar dhe duke ua paguar faturat.

Këngëtari tha se ai zakonisht i mban ‘përpjekjet e tij bamirëse të këndshme dhe të qeta’, por shpresonte se duke i bërë publike veprimet e tij, ai mund të frymëzojnë edhe të tjerët për të ndihmuar. Ai gjithashtu tha se e ndjente se ishte detyrë e tij si të përdorte fuqinë e tij “për të bërë diçka për njerëzit”.

Stewart ka takuar së fundmi familjen, e cila mbërriti në Angli pa para dhe pa folur asnjë fjalë anglisht, për herë të parë, sipas The Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Sir Rod also funded three trucks filled with supplies and had them driven to Ukraine, before using the same vehicles to transport 16 people back to safety in Berlin. (Stock image)

lajme të ngjashme