Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këmbësorja goditet me veturë nga pakujdesia në Dreans

NULL NULL
22.11.2025 09:56

Një aksident ka ndodhur në fshatin Çikatovë të Gllogocit, ku vozitësi mashkull kosovar, nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore femër kosovare.

Si pasojë e aksidentit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia njofton se pas vendimit të prokurorit, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

“Fsh. Çikatovë, Gllogoc  21.11.2025 – 22:11. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia, ka goditur këmbësoren femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme