Këmbësoret goditen nga vetura derisa po prisnin autobusin në stacion (VIDEO) NULL NULL 17.03.2023 20:37 17.03.2023 20:37 Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në rrugën Prizren-Gjakovë. Nga përplasja e dy makinave mbetën të lënduar shtatë persona, por më së keqi e pësuan dy këmbësorë që po prisnin autobusin. Një vajzë e një djalë morën lëndime fort të rënda pasi u përplasën disa metra larg, kur vozitësi humbi drejtimin. Të njëjtit u përcollën në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Më lehtë shpëtuan vozitësit e dy automjeteve, një burrë e një grua, që po trajtohen në repartin e ortopedisë në Spitalin e Gjakovës. Njësia rajonale e policisë thanë se po i hetojnë shkaqet që quan në shkaktimin e këtij aksidenti. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.