Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kelmendi: Vetëvendosje në rënie, opozita po forcohet

NULL NULL
10.02.2025 23:26

Opinionisti Adriatik Kelmendi, po vlerëson se bazuar rezultateve aktuale preliminare, pa votat e diasporës, asnjë parti e vetme nuk ka shumicën për të formuar qeverinë e vetme.

Ndër tjera ai edhe ka kalkuluar trendin e rënies së Vetëvendosjes dhe forcimit të partive opozitare, transmeton klankosova.tv.

”Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të Kosovës (duke përjashtuar votat e diasporës) konfirmojnë trendin që Vetëvendosje në pushtet, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, është në rënie ndërsa opozita po forcohet:

⬇️ Vetëvendosje nga 50.28% (2021) në 40.83%

⬆️ PDK u rrit nga 17.01% në 22.15%

⬆️ LDK u rrit nga 12.73% në 17.59%

⬆️ AAK u rrit nga 7.12% në 7.47%

Asnjë parti e vetme nuk ka shumicën për të formuar një qeveri e vetme.

#Zgjedhjet e Kosovës”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.