“KEDS t’i kthehet Kosovës” thotë se Rizvanolli po mban takim të ‘fshehtë’ NULL NULL 04.04.2025 12:07 04.04.2025 12:07 “KEDS t'i kthehet Kosovës” Sipas pretendimeve të “KEDS t’i kthehet Kosovës”, iniciativë kjo kundër shtrenjtimit të rrymës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka organizuar një takim të ‘fshehtë’. Sipas tyre, takimi po mbahet në zyrën e ministres, teksa shtojnë se aty kanë vend për shefin e ZRrE-së dhe pronarët e KEDS-it, por edhe për një tortë, duke iu referuar ëmbëlsirës të hedhur ndaj Ymer Fejzullahut nga aktivisti Dibra Hoxha, transmeton Klankosova.tv. “Një takim privat për interesin privat. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paska organizu një takim me qëllim “kuptimin e politikave aktuale dhe të ardhshme në sektorin e energjisë, disa prej të cilave kanë implikime tarifore”. Takimi mbahet në zyrën e ministres Rizvanolli. Neve na duket tema e gjerë dhe tejet e rëndësishme që ta zë zyra e ministres. Aty eventualisht ka vend sa për shefin e ZRrE-së dhe pronarët e KEDS-it. Sigurisht ka vend edhe sa për një tortë”, ka shkruar “KEDS t’i kthehet Kosovës”. “Konklava e sotme e ministres Rizvanolli, bashkë me kardinalët anonim, do e nxjerri tymin e bardhë. Habemus 15%!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Orav pret në takim lamtumirës ambasadorin De Riu: Mirënjohës për përkushtimin e tij 4 orë më parë