Keanu Reeves nuk njihet në rolin e ri NULL NULL 07.08.2019 21:00 07.08.2019 21:00 Fansat e Keanu Reeves nuk do ta njhin aktorin e tyre të preferuar për shkak të pamjes krejtësisht tjetër që e ka marrë për folin në Bill & Ted Face the Music. Ai do të kthehet në rolin e tij jashtëzakonisht të popullarizuar të Ted ‘Theodore’ Logan në këstin e tretë të serisë klasike të filmit vitin e ardhshëm. Keanu aktualisht është duke xhiruar skena për filmin dhe po të jeni të sinqertë – a do ta kishit njohur atë në këtë rol? Në foton e publikuar shihet Keanu duke me një stil flokësh të ndryshëm nga ai që mban në përditshmëri me kokë të rruar anash dhe me një mjekër të madhe.