Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KE ripërsëritë shqetësimin për financimin e partive (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 22.10.2021 20:24

Komisioni Evropian, në raportin e progresit të këtij viti për Kosovën, ka përmendur si problematikë mostransparencën e financimit të partive politike.

Aty thuhet se kuadri ligjor ekzistues nuk po zbatohet, kështu kërkohet miratim i reformave gjithëpërfshirëse nga qeveria në bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile.

Në dokumentin e KE-së, përmendet edhe mos-auditimi i raporteve financiare të partive për tre vjetët e fundit.

Në fakt, puna për ndryshimet që BE kërkon që 6 vjet kishte nisur qysh më 2017. Dy vjet më pas, qeveria Haradinaj, propozoi projektligjin për financimin e partive të cilin e tërhoqi pas kundërshtimeve të shoqërisë civile.

Me disa ndryshime, miratimi i tij në komisionin për Buxhet dhe Financa u bë në shtator të 2020-s, në kohën e kryeministrit, Avdullah Hoti.

Legjislatura që ia dha dritën e gjelbër ligjit, u shpërbë. Gjithçka u kthye prapë në pikën zero, sa i përket reformave të kërkuara.

Nga qeveria bënë të ditur se ky projektligj është në planin legjislativ dhe pritet të miratohet në ekzekutiv muajin e ardhshëm.

Në përgjigje thuhet se ai do të jetë në pajtim me rekomandimet e komisionit të Venecias dhe se deri në miratimin e tij final në Kuvend, do të ketë konsultime publike me partitë, shoqërinë civile dhe palët tjera të interesuara.

lajme të ngjashme