Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KE për Klankosova.tv: Angazhim i mëtejshëm me autoritetet e Kosovës pas heqjes së masave

NULL NULL
18.03.2026 10:27
Komisioni Evropian
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.

Lidhur me këtë për Klankosova.tv janë deklaruar nga KE-ja.

Një zëdhënës i Komisionit theksoi se pas përfundimit të procedurave do të vazhdohet me lirimin e shumës së mbetur prej 205 milionë eurosh nga ndihma financiare.

“Në dhjetor 2025, Presidentja Ursula von der Leyen njoftoi synimin për të hequr të gjitha masat e mbetura. Pas përfundimit të procedurave të brendshme, konfirmojmë se Komisioni tani mund të vazhdojë me lirimin e shumës së mbetur prej 205 milionë euro ndihmë financiare. Kësti i ardhshëm përfundimtar i financimit do të përfshijë: 74 milionë euro për projekte në kuadër të programeve vjetore IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF)”, deklaroi ky zëdhënës për Klankosova.tv.

Po ashtu, në përgjigjen zyrtare thuhet se EEAS do të forcojë angazhimin me autoritetet e Kosovës.

“Komisioni dhe Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) do të forcojnë angazhimin e tyre me autoritetet e Kosovës. Kosova tani pritet gjithashtu të intensifikojë zbatimin e reformave të domosdoshme të lidhura me BE-në dhe të avancojë në përmbushjen e detyrimeve të marra në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. BE-ja do të vazhdojë ta ndjekë dhe ta vlerësojë situatën nga afër”, shtoi ai për Klankosova.tv.

Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës

lajme të ngjashme