KB Vëllaznimi me rikthim e mposht Sigal Prishtinën NULL NULL 04.11.2023 19:06 04.11.2023 19:06 Vëllaznimi e ka mposhtur Sigal Prishtinën në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 83-77. Çereku i parë i takoi kryeqytetasve, të cilët e fituan me një pikë diferencë, 20-21, ndërsa me një pikë diferencë e fitoi Vëllaznimi çerekun e dytë, 23-22. Kur u mendua se Prishtina e siguroi fitoren pas çerekut të tretë të cilin e fitoi me 10 pikë diferencë, 11-22, Vëllaznimi në çerekun e fundit e befasoi Sigal Prishtinën. Në çerekun e fundit, gjakovarët ishin plot 17 pikë diferencë ndaj Prishtinës duke shënuar 29 pikë për dallim nga Sigali që shënoi vetëm 12. Lojtari më i dalluar te Vëllaznimi ishte Jalen Ray me 22 pikë të shënuara, 5 asistime dhe 5 vjedhje topash, ndërsa tek Sigal Prishtina lojtari më i mirë në parket ishte Derrick Wilson me 16 pikë, 7 asistime dhe 5 vjedhje topash.