Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KB Vëllaznimi bëhet me trajner të ri

NULL NULL
02.12.2025 19:18

Klubi i basketbollit Vëllaznimi, ka arritur marrëveshje me trajnerin Rajko Krivokapiq.

Ai do t’i prijë gjakovarëve në vazhdimin e këtij stinori.

“Trajneri vjen në Gjakovë pas dy edicioneve të kaluara së fundmi me ekipin e Podgorica Bemax në Mal të Zi, si dhe ABA Liga 2”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Në të kaluarën, Krivokapiq ka drejtuar edhe ekipe si: Teodo Tivat e Primorje në Mal të Zi, Swiss Central në Zvicër, gjersa ka qenë edhe selektor i disa prej gjeneratave të reja të Kombëtares malazeze, si dhe ka ushtruar rolin e asistent trajnerit tek Kombëtarja A e Malit të Zi.

“Trajnerit Rajko, klubi i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në arritjen e synimeve!”.

lajme të ngjashme