Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KB Trepça sot e nis kapitullin historik, në Ligën e Kampionëve përballen me Keravnosin e Qipros

NULL NULL
18.09.2024 11:14

Klubi basketbollistik “Trepça” sot do ta nis kapitullin e ri në historinë e tyre.

Me fillim nga ora 13:00 në “Gloria Sports Arena” në Turqi, Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Minatorët do të përballen me kampionin e Qipros, Keravnos, ku në njoftim thanë se janë të përkushtuar për ta dhënë më të mirën për qytetin dhe shtetin e Kosovës.

“Shpresojmë të mbushim me gëzim zemrën e secilit prej jush, me paraqitje të dinjitetshme e me fitore”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme