KB Prishtina nis përgatitjet për edicionin 2023/24 NULL NULL nga Endrit Zogaj 18.08.2023 12:44 nga Endrit Zogaj 18.08.2023 12:44 Skuadra e Sigal Prishtinës në krye me trajnerin Urbonas filloi përgatitjet për sezonin e ri 2023/24 në elitën e baskebtollit kosovar. Të pranishëm ishin të gjithë lojtarët që kanë kryer testet mjekësore. Nga e hëna skuadrës do t’i bashkangjiten Dardan Berisha, Lejson Zeqiri dhe Derrick Ëilson, ndërkaq nga fundi i javës edhe Devoe Joseph. Disa nga lojtarët nuk i kanë kaluar testet mjekësore dhe të përgatitjes fizike, prandaj stafi i Prishtinës bashkë me mjekët dhe trajnerët do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm.