Kaula Haziri shkëlqen në Kroaci, Krasniqi e përgëzon për arritjen historike NULL NULL 08.05.2026 16:31 08.05.2026 16:31 Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi priti sot në takim sportisten e bowlingut, Kaula Haziri, e cila së bashku me trajnerin e saj mori pjesë në Kampionatin Mesdhetar të Bowlingut. Krasniqi e përgëzoi Hazirin për suksesin e madh të arritur në Kroaci, ku ajo u shpall kampione në Mastersin e këtij kampionati, duke fituar medaljen e artë, transmeton Klankosova.tv. Kaula Haziri u dallua në një garë me 30 pjesëmarrëse, duke u kualifikuar në fazën Masters së bashku me shtatë garuese të tjera. Në ndeshjet me eliminim, ajo regjistroi tri fitore të rëndësishme, duke e çuar drejt titullit të madh. Krasniqi vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin e Kaula Hazirit, të cilat e çuan atë drejt këtij suksesi ndërkombëtar, dhe e inkurajoi të vazhdojë me rezultate të shkëlqyera në sportin e boulingut.