Katy Perry tregon se është zhytëse e zonja NULL NULL 26.07.2019 09:00 26.07.2019 09:00 Katy Perry, përpos që është këngëtare shumë e mirë, duket se është edhe një zhytëse shumë e zonja. Këngëtarja e “Never Really Over” është duke shijuar pushimet me të fejuarin e saj Orlando Bloom në Mallorca të Spanjës, ku ajo është fotografuar derisa ka kërcyer në ujë nga një shkëmb. 34 vjeçarja Perry dukej mrekullueshëm me një palë bikine të zeza me pika të bardha. Në ndërkohë, 42 vjeçari Bloom i cili i ka propozuar Perryt më herët gjatë këtij viti, duket se në vend të kërcimeve në ujë ka zgjedhur të eksplorojë vende të bukura. “Pamjet më të mira janë ato pas një ngjitje të vështirë”, ka shkruar aktori poshtë disa fotografive ku shihet që është ngjitur në majë të një shkëmbi. View this post on Instagram the best view comes after the hardest climb… if anyone can translate the last photo pls leave in the comments I’d love to know what it says🙏 A post shared by Orlando Bloom (@orlandobloom) on Jul 25, 2019 at 6:04am PDT