Katie Holmes dhe Jamie Foxx nuk janë fejuar NULL NULL 01.11.2018 15:00 01.11.2018 15:00 Edhe pse Katie Holmes u fotografua në Neë Orleans me një unazë diamanti në dorën e saj të majtë – aktorja nuk është fejuar me të dashurin e saj Jamie Foxx, raporton Page Six, transmeton Klan Kosova. Një përfaqësues i Holmes tha: ‘Katie nuk është fejuar me askënd’. Thashetheme të ngjashme qarkulluan edhe gjatë muajit mars të vitit 2016, kur Holmes u pa me një unazë të ngjashme në dorën e majtë. Holmes dhe Foxx u lidhën për herë të parë në vitin 2013, por çifti ishte shumë privat.