Katica Janeva niset drejt burgut të Shutkës NULL NULL 21.08.2019 23:17 21.08.2019 23:17 Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi 30 ditë paraburgim, Katica Janeva është nisur për në burgun e Shutkës. Janeva u arrestua sot pasdite si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Ajo ka të drejtë të ankimoj deri tek Këshilli Penal vendimin për paraburgimin e saj. Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesë së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”. Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec./alsat m/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025