Katërvjeçari telefonon policinë për t’i zgjidhur problemet me matematikën (VIDEO) NULL NULL 08.02.2018 09:03 08.02.2018 09:03 Një katërvjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë diçka të jashtëzakonshme po aq dhe të këndshme e qesharake! Ai ka telefonuar policinë e rajonit të tij ku po banonte për t’i zgjidhur atij problemet në disa veprime matematikore, njofton Klan Kosova. Fillimisht operatori i lajmërohet vogëlushit me emrin Johnny, me mendimin se ka një problem për të cilin do duhej të dërgonte ekipe të veçantë. Megjithatë kur ekipi i emergjencës së policisë njoftohet se problemi i vetëm i vogëlushit është zbritja e numrave, aty fillon debati për zgjidhjen e këtyre veprimeve. Por gjithsesi që kjo telefonatë i ndërpritet vogëlushit pasi nëna e tij e zë atë papritur në kontakt me policinë. Johnny iu arsyetua nënës së tij për faktin se vet ajo i kishte rekomanduar kontaktin me policinë kur ai të kishte ndonjë problem, njofton Klan Kosova.