Katër zyrtarë të shtetit u kapën sot në Ministrinë e Infrastrukturës NULL NULL 12.06.2025 14:28 12.06.2025 14:28 Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar sot një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, ku janë prangosur katër zyrtarë, nën dyshimet për veprime të kundërligjshme. Në mesin e tyre, është edhe Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit Getoar Selimi, si dhe zyrtarët Edila Gosalci, Vjollca Kelmeni e Sabit Muzaqi, raporton Klankosova.tv Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin dhe kanë ëbrë me dije se operacioni është kryer mbi dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”. “Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha ai. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Nëna e Ghetto Geasyt arrestohet për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë