Katër të vrarë në New York në një sulm me thikë NULL NULL 03.12.2023 18:38 03.12.2023 18:38 Një burrë vrau katër anëtarë të familjes, duke përfshirë dy fëmijë, në shtëpinë e tyre në Queens në New York City dhe goditi me thikë dy oficerë policie të cilët më pas e qëlluan për vdekje të dielën në mëngjes. I dyshuari u identifikua si Courtney Gordon, një 38-vjeçar, banor në Bronx, i cili kishte vizituar familjen në shtëpinë e tyre në lagjen Far Rockaway, tha policia. Ai u dërgua në një spital lokal ku u shpall i vdekur, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Mes viktimave ishte një djalë 12-vjeçar, një grua 44-vjeçare dhe një mashkull rreth të 30-tave të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje. Një vajzë 11-vjeçare u gjet para shtëpisë dhe u transportua në spital ku më pas u shpall e vdekur. Policia tha se të gjithë dyshohet se kanë vdekur nga plagët me thikë. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur. Dy policët, njëri i goditur me thikë në qafë dhe gjoks dhe tjetri i prerë në kokë, janë jashtë rrezikut për jetë.