Katër të vdekur si pasojë e një aksidenti në Tepelenë NULL NULL 17.03.2024 21:10 17.03.2024 21:10 Katër të vdekur si pasojë e një aksidenti në Tepelenë, foto: Abc News Katër persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë – Memaliaj, ku ishin të përfshira tre vetura. Siç raportojnë mediat shqiptare, ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave nga ky aksident, derisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Nga pamjet e publikuara nga ABC News shihet se veturat janë pothuajse të shkatërruar plotësisht, transmeton Klankosova.tv