Katër të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në autostradën “Arbën Xhaferi” NULL NULL 09.08.2024 22:45 09.08.2024 22:45 LAJMI I FUNDIT NË KLANKOSOVA.TV - FOTO ILUSTRIM Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën “Arbën Xhaferi”. Si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. “Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.