Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër të lënduar në aksidentin mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë

NULL NULL
02.02.2026 09:04

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo deklaroi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes  tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit katër persona  janë lënduar”, deklaroi ajo për Klanin.

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, të përfshira disa vetura

lajme të ngjashme